Tirana tronditet nga dëmtimet - Bota Sot
Tirana tronditet nga dëmtimet

Futboll

Tirana tronditet nga dëmtimet

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 13:13
Tirana tronditet nga dëmtimet

Tirana do të bëjë në Durrës pa Elton Kalenë dhe Albi Dokën. Ndonëse mund të ketë ndonjë mundësi të vogël për brazilianin që mund të kthehet sot në stërvitje, gjasat janë që dyshja të mos jetë e grumbulluar në sfidën me Teutën dhe normalisht të mos luajë kundër “djemve të detit”. Të dy lojtarët janë të dëmtuar në momentet e fundit, duke futur në hall Julian Ahmatajn që duhet të bëjë pa ta në sfidën e javës së 11-të të Kategorisë Superiore.

Braziliani ka marrë një goditje në stërvitjen e ditës së mërkurë në kërci. Më pas ka ndier dhimbje në gju. Futbollisti dje qëndroi jashtë fushe, pasi foli me trajnerin Julian Ahmataj. Ai madje nuk ia doli as të vraponte dot dhe vetëm një mrekulli mund ta kthejë në fushë. Gjithsesi, zor se trajneri mund ta aktivizojë në Durrës me një ditë mungesë në stërvitje.

Ahmatajt iu prishën planet edhe nga Albi Doka. Futbollisti i krahut të djathtë ndjeu dje dhimbje në kavilje. Lojtari ishte dëmtuar në Ballsh, pas një ndërhyrjeje të Ndrecës dhe nuk luajti me Luftëtarin. Paçka se këmba ishte e nxirë, ai nisi stërvitjen, por dje gjatë seancës stërvitore ndjeu dhimbje dhe u detyrua që ta braktiste fushën që pas 30 minutave.

Edhe për Dokën është i pamundur aktivizimi në Durrës. Kavilja duhet të stabilizohet dhe nuk ka përse të rrezikojë një dëmtim më të rëndë. Skuadra veç Dokës dhe Kalesë nuk ka asnjë problem tjetër. Pjesa tjetër është e gatshme për të luajtur në Durrës, ndërkohë që sot do të saktësohet edhe grupi që do të përbal let me Teutën në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 11-të të Kategorisë Superiore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat