Muller përgatit ndeshjen e 500-të me Bayernin

Futboll

Muller përgatit ndeshjen e 500-të me Bayernin

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 18:48
Muller përgatit ndeshjen e 500-të me Bayernin

Thomas Muller është pranë një rekordi historik me skuadrën e Bayernit. 30-vjeçari mund të luaj të shtunën (sot) ndaj Eintracht Frankfurtit ndeshjen e 500-të me kampionët e Gjermanisë. Edhe pse në një moment jo të mirë për të, Muller vërtetoi edhe një herë tjetër në ndeshjen e kupës ndaj Bochumit, se sa i rëndësishëm është ai për Bayernin.

Goli i tij në fund të ndeshjes i dha kualifikimin skuadrës së tij, që tani i ka një borxh. Muller shfrytëzoi mirë një kros të Comanit, duke shënuar golin e fitores. Pas ndeshjes, ai bëri thirrje për unitet në skuadrën gjermane, duke thënë se vetëm të bashkuar mund të dilnin nga ky moment jo i mirë që po kalon skuadra. Thomas ka hasur vështirësi të mëdha në gjetjen e një pozicioni të përshtatshëm për të në 11-shen e parë. Ardhja e Coutinhos në verë ka bërë që trajneri Kovaç të heqë dorë nga ai. Por në ndeshjet e fundit, gjërat kanë ndryshuar me Muller që është rikthyer edhe njëherë tjetër protagonist me fanellën e Bayernit. Është e qartë se Muller është njeriu i momenteve të vështira. 30-vjeçari, edhe pse në këtë fillim sezoni ka luajtur vetëm si “Xhol”, ka treguar se mund të jetë vendimtar për skuadrën që e rriti si lojtar.

Gjermani ka shënuar në 87 ndeshje të Bundesliga I dhe gëzimi është i njëjtë si ai ditës së parë. 10 vite me Bayernin nuk janë shumë, por edhe pak nuk janë. 8 herë ka arritur 30-vjeçari të fitojë kampionatin, vetëm Franck Ribery ka më shumë (9), pesë herë kupën e Gjermanisë dhe një Champions në sezonin e kurorës së trefishtë.

Me kombëtaren, Muller u shpall kampion bote në verën e 2014 në Brazil, duke mundur në finale Argjentinën me rezultatin 1:0, me golin e shënuar nga Mario Gotze, në kohën shtesë. Edhe pse në javët e fundit u përfol për një largim pas debatit me trajnerin Niko Kovaç, lojtari duket se nuk është ende gati për t’i thënë lamtumirë Munihut.

Një qytet i cili e adhuron atë, në një klub ku u bë dikush. Muller është dhe do të jetë gjithmonë një simbol i kampionëve të Gjermanisë që pa të, padyshim do të kishin më pak trofe në koleksionin e tyre.

Liga e Gjermanisë, java e 10-të
E shtunë

Leverkusen-Monchengladbach     15.30
Dortmund-Wolfsburg    15.30
Eintracht Frankfurt-Bayern    15.30
RB Leipzig-Mainz    15.30
Werder-Freiburg    15.30
Union Berlin-Hertha    18.30
E diel
Fortuna-Koln    15.30
Augsburg-Schalke    18.00

Liga e Spanjës, java e 12-të
E shtunë

Espanyol-Valencia    13.00
Levante-Barcelona    16.00
Sevilla-Atl. Madrid    18.30
Real Madrid-Betis    21.00

E diel
Valladolid-Mallorca    12.00
Villarreal - Ath Bilbao    14.00
Osasuna-Alaves    16.00
Celta Vigo-Getafe    18.30
Leganes-Eibar    18.30
Granada-Sociedad    21.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat