Shou i Rashicës çmendi gjermanët

Futboll

Shou i Rashicës çmendi gjermanët

Nga: Kemajl Goca Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 15:49
Bomba e Milot Rashicës, çon në këmbë gjermanët

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, është më i merituari për barazimin e Werder Bremenit me rezultat 2:2 kundër Freiburgut.

Rashica bëri shou, shënoi një gol dhe asistoi në tjetrin, por në çastet e fundit iu mohua fitorja. Ai shënon në minutën e 9-të për epërsinë e Werderit me rezultat 1:0 kundër Freiburgut.  

Futbollisti shqiptar me një veprim të bukur futet në 16-sh dhe me një mjeshtri të rrallë plason topin në këndin e majtë të portës rivale.  Në minutën e 28-të, portieri i Werderit Pavlenka bëri gabim fatal dhe Petersen e shfrytëzoi këtë duke barazuar (1:1).

Në minutën e 58-të, Rashica harkoi për bukuri dhe Gebre Selassie me kokë shënon për epërsinë 2:1.

Në minutën e 90+3, një reagojnë jo si duhet i mbrojtja e Werderi dhe Nils Petersen shënon me kokë për 2:2. Rashica luajti deri në minutën e 86-të. Freiburg është në pozitën e pestë me 18 pikë, kurse Werder renditet i 12-ti me 11 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat