Real Madridi s’e shfrytëzon humbjen e Barcelonës, dështon përballë Betisit

Futboll

Real Madridi s’e shfrytëzon humbjen e Barcelonës, dështon përballë Betisit

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 23:00
Pamje nga ndeshja

Ka përfunduar para pak çastesh dueli i vetëm i Primera Divisionit Spanjoll, Real Madrid – Betis.

Galaktikët s’e shfrytëzuan fare mundësinë e kalimit në vendin e parë, pas humbjes së Barcelonas nga Levante.

Gjithsesi, skuadra mbretërore barazon numrin e pikëve të arkëtuara, po aq sa katalunasit, por për shkak të golaverazhit qëndrojnë në pozitën e dytë.

Betisi ndërkaq, pas 12’të javëve, ka arkëtuar 13’të pikë dhe pozicionohet i 14’ti në La Liga.

Xhiron e ardhshme, “los blancos” i shkojnë Eibarit, kurse andaluzianët do ta zhvillojnë derbin e qytetit, përballë Sevillas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat