Lajm i keq për Mavrajn

Futboll

Lajm i keq për Mavrajn

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 10:37
Lajm i keq për Mavrajn

Qendërmbrojtësi i Greuther Fuerthit, Mërgim Mavraj, pritet të qëndrojë për shumë kohë jashtë fushës pas lëndimit që e pësoi në ndeshjen e fundit, kanë njoftuar të martën mediumet gjermane.

Në duelin kundër Darmstadtit, të luajtur vikendin e shkuar, të cilin Greuther Fuerthi e fitoi 3:1, Mavraj lëndoi krahun.

Edhe pse pësoi lëndim në minutën e 59-të pas një përplasjeje me një prej kundërshtarëve, Mavraj e vazhdoi lojën.

Pas ekzaminimeve të bëra, është konstatuar se mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare duhet të pauzojë një kohë paksa më të gjatë për t’u rikuperuar.

“Ai ka një lëndim të rëndë, por për të cilin nuk është i nevojshëm operimi. Duhet të pushojë pak më shumë dhe pastaj t’u kthehet stërvitjeve për ta ndihmuar ekipin”, ka thënë Martin Michelbeck, përgjegjës i divizionit mjekësor te Greuther Fuerthi.

Mavraj 33-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni, iu bashkua Greuther Fuerthit, kurse deri më tash ka zhvilluar 12 ndeshje në Bundesliga 2. Ai ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2021.

Karrierë ka bërë edhe tek Ingolstadti, Arisi, Hamburgu, Koelni, Bochumi e Darmstadti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat