Zvicra i prish planet Shqipërisë, çka po ndodhë me Kamberin

Futboll

Zvicra i prish planet Shqipërisë, çka po ndodhë me Kamberin

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 14:01
Zvicra i prish planet Shqipërisë, çka po ndodhë me Kamberin?

Shqipëria po sfidon Kosovën dhe Zvicrën për të siguruar shërbimet e sulmuesit 24- vjeçar, Florian Kamberi.

Djaloshi i lindur në Zvicër është harruar prej vitesh nga ekipi helvet, teksa ka zhvilluar vetëm katër ndeshje me 21- vjeçarët e Zvicrës.

Më tej, ende asnjë ekip përfaqësues.

Së fundmi, raportohet se Shqipëria ka bërë hapa konkretë dhe po punon për të bërë të mundur që sulmuesi i Hibernian të vishet sa më shpejt kuqezi.

“Panorama Sport” ka komunikuar me trajnerin e përfaqësueses, për të mësuar se sa janë shanset që Kamberi të veshë fanellën e Shqipërisë.

“Për këtë situatë, mund të them se ka mundësi të mira që të ndodhë”, është përgjigjur Reja i pyetur nëse Kamberi ka pranuar apo jo që të përfaqësojë Kombëtaren shqiptare në vijim.

Ditët e fundit, një lajm nga burime të familjes së Kamberit ka zbardhur edhe dëshirën e futbollistit që të zgjedhë Shqipërinë. 24-vjeçari, në 10 ndeshje me Hibernian ka shënuar një gol, por ka cilësi të pëlqyeshme dhe trajneri Reja ka dërguar në Skoci një prej ndihmësve të tij për ta ndjekur nga afër disa herë.

Kjo ka bërë që djaloshi të pranojë Shqipërinë.

Mirëpo, interesimi i kuqezinjve ka bërë që trajneri Petkoviç i Zvicrës të nisë lëvizjet në anën tjetër. Raportohet në mediat helvete se trajneri zviceran ka vënë në lëvizje mekanizmat e përfaqësueses për të tentuar bindjen e lojtarit të mos ndryshojë ekipin helvet se do të gjejë hapësira te Zvicra.

Jo vetëm kaq, por bindja e djaloshit për të zgjedhur Shqipërinë sfidon edhe Kosovën, e cila pret prej disa kohësh një përgjigje prej tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat