Kur Shukriu ia mbylli portën Cërvena Zvezdës së Stojkoviqit dhe Mërkellës 

Futboll

Kur Shukriu ia mbylli portën Cërvena Zvezdës së Stojkoviqit dhe Mërkellës 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 15:55
Kur Shukriu ia mbylli portën Cërvena Zvezdës së Stojkoviqit dhe Mërkellës 

Është interesant fakti i gjeneratës së artë të Prishtinës, e cila dy herë nxori rezultat të favorshëm në stadiumin “Marakana” në Beograd kundër Cërvena Zvezdës. 

Image

Me 16 tetor të vitit 1983 Prishtina e mposhti me 3:1 Zvezdën në Beograd. 

Një fakt tjetër interesant është debutimi i Shukri Paçaradës në fanellën e Prishtinës, me 22 shkurt të vitit 1987, kur në Beograd u ndanë baras 0:0 me Cërvena Zvezdën në kuadër të javës së 18-të të Ligës së Parë Federative të ish Jugosllavisë.

Paçarada debutoi me shumë sukses dhe ndali shumë gjuajtje të lojtarëve të Zvezdës, që nga Mitar Mërkella, Dragan Stojkoviq etj. Shukriu ia mbylli portën lojtarëve të Zvezdës dhe askush nga sulmuesit e saj nuk arrinte të shënonte.  Paçarada kishte treguar formë të lartë, duke intervenuar si hero dhe disa herë e kishte shpëtuar portën e tij. Ai, atëkohë ishte vlerësuar me notën 9 nga sporti i Rilindjes, ndërsa nga disa mediat ish jugosllave edhe me 10-she.  

Image

Sot i biri i tij, Leart Paçarada, luan për Sandhausen, anëtar i Bundesliga II dhe është pjesë e kombëtares së Kosovës. Learti është ndër mbrojtësit më të mirë.

Me 22 shkurt, 1987

Cërvena Zvezda-Prishtina 0:0
Stadiumi “Marakana”.  
Shikues: 25.000.  
Gjyqtar: Mate Beusan.
Cëvena Zvezda: Stojanoviq, Krivokapiq, Vorotoviq, Braçun, Elsner, Jankoviq, Millojeviq (Musemiq), Gjurovski, Pavlloviq (Çuroviq), Stojkoviq dhe Mërkella.
Prishtina: Shukri Paçarada, Arbnor Morina, Gani Llapashtica, Abdyl Bellopoja, Skënder Shengyli, Muhamet Kolenoviq, Mensur Nexhipi, Kujtim Shala, Vlladisllav Gjukiq (Boban Stankoviq), Fadil Muriqi (Xhevdet Muriqi) dhe Zoran Batroviqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat