Jona Dervishi, ish- zëdhënëse e Kuqezinjve dhe ish-drejtoreshe e informacionit pranë Federatës së Futbollit Shqiptar (FSH) ne Tiranë ka deklaruar sot se sonte pret shumë nga djelmoshat në Pragë.
Ajo është optimiste se do të fitojnë me rezultat 2:0. Madje ajo është lidhur bast me gazetarin nga Gjeneva (i cili aktualisht është në “Doosan Arena” të Plzenit, me UEFA-n për te ndjekur ndeshjen) po ja qëlloi do ta fitoi një bilete gratis për Zvicër.
Kurse, gazetar i Nefail Maliqi pret rezultat 2:1 për Kosovën, po ja qëlloi, Jona Dervishi do ta ftoje mysafire në Tiranë gratis.
Jona Dervishi bast me gazetarin ndërkombëtar Nefail Maliqin ne Gjenevë. Ajo thotë 2:0 për Kosovën, gazetari 2:1 për Kosovën
Duke folur për ndeshjen e sotme mes Kosovës dhe Çekisë në Pragë, bukuroshja shqiptare Jona Dervishin ka thënë se “Patjetër që Shqiptaret e Kosovës do t’ia dalin më së miri, dite pas dite kombëtarja po tregon pjekuri dhe energji të reja njësoj si shteti i pavarur i Kosovës…. Përballë Çekisë, do të kemi në fushë gladiatorët tanë, Urojme fitore e suksese dinjitoze! Një Ekip i forte dhe një Federate e fortë së bashku me Kryetarin Agim Ademi do ta çojë kombëtaren e Kosovës aty ku e meriton”
“Presidenti çek nëse nuk e njeh Kosovën, sonte do t’i njohe mire djemtë kosovar ne fushë!.” ka thënë në fund bukuroshja shqiptare Jona Dervishi për “Presheva Jonë” dy ore para ndeshjes mes Kosovës dhe Çekisë.