Kontrata e Nemanja Matic me Manchester United do të përfundojë në fund të sezonit.
Mesfushori qendror do të jetë i lirë të negociojë me skuadrat jashtë Anglisë që në janar, për një transferim me parametra zero gjatë verës.
Klubi më i interesuar për serbin mesa duket është Atletico Madridi, këtë e raporton ESPN.
Përveç Atletit, edhe Interi me Milanin janë gati t’i ofrojnë një kontratë 31-vjeçarit.