Milan janë duke u munduar ta shesin sulmuesin Kryzstof Piatek në afatin e janarit.
Arsyeja kryesore e shitjes së polakut është që “rosonerët” po dëshirojnë ta transferojnë sulmuesin e LA Galaxy, Zlatan Ibrahimoviq.
Gjithashtu drejtori sportiv, Paolo Maldini është duke humbur me Piatek i cili nuk po arrin të luajë në formën më të mirë.
Ibrahimovic i skadon kontrata në muajin dhjetor dhe pos Milanit mbetet i lidhur me një transferim te Napoli ose Manchester United.
Milan për momentin është në vendin e 12-të me 14 pikë dhe ka shënuar vetëm 12 gola derisa ka pësuar 17 gola.