Ku gaboi?

Futboll

Ku gaboi?

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 17:27
Tahir Batatina

Llapi është eleminuar nga gara për DigitAlb Kupën e Kosovës, pasi që është mposhtur në udhëtim te Feronikeli me rezultat minimal 1:0.

Megjithatë, kryetrajneri i kësaj skuadre Tahir Batatina është shprehur i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij, ndërkohë që pati një koment edhe për futbollistët që janë në skuadër me më shumë përvojë.

“Nuk e merituam humbjen dhe nuk e merituam të eleminoheshim, pasi që kemi qenë më e mirë se skuadra kundërshtare. Kemi krijuar raste dhe jemi mbrojtur mirë, por që nuk kemi arritur të finalizojmë. Në çdo aspekt ishim më të mirë se skuadra kundërshtare, por kur nuk shënon e pëson dhe kjo gjë na ndodhi neve. Por, në përgjithësi jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, sidomos të djemve të ri, të cilët patën një paraqitje të shkëlqyer”, deklaroi fillimisht Batatina.

Në fund, i pari i KF Llapit foli edhe për planet që do ti bëjë në afatin kalimtar të janarit.

“Në pranverë do tu besojmë më shumë futbollistëve të rinj dhe jo emrave të cilët nuk po luajnë më. Do ta krijojmë një skuadër stabile dhe do të jemi edhe më të fuqishëm”, përfundoi Batatina.

Në kuadër të xhiros së 17-të ekipi i Llapit e pret në shtëpi ekipin e Flamurtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat