Corriere Dello Sport i paraprin verdiktit final për Ronaldon

Futboll

Corriere Dello Sport i paraprin verdiktit final për Ronaldon

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 14:17
Corriere Dello Sport i paraprin verdiktit final për Ronaldon

Corriere Dello Sport i paraprin verdiktit final që do të jepet të hënën në mbrëmje.

Cristiano Ronaldo do të shpallet lojtari më i mirë i sezonit 2018-2019 të Serie A në cermoninë gala që do të mbahet të hënën në Milano.

Sulmuesi i Juventusit i cili bëri një sezon fantastik me bardhezinjtë duke koleksionuar 21 gola dhe 8 asiste, do të pasojë Mauro Icardin i cili u shpall vitin e kaluar lojtari më i mirë i Serie A.

Në fakt kryegolashënues i Serie A, sezonin e kaluar u shpall 36-vjeçari Fabio Quagliarella, por lojtari i Sampdorias ndryshe nga CR7, nuk arriti diçka të rëndësishme me klubin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat