Liverpooli i falet van Dijkut

Futboll

Liverpooli i falet van Dijkut

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 17:54
Liverpooli i falet van Dijkut

Liverpooli shënon fitore të madhe me rezultat 2:1 në përballje me Brightonin, në takimin e javës së 14-të të Premier League në futboll.

Futbollisti Virgil van Dijk është hero i fitores, i cili të dy herët shënon me kokë nga afërsia në minutën e 18-të dhe në atë të 24-tën, të dy herët asistoi Alexander-Arnold.

Në minutën e 76-të, portieri Alisson ndëshkohet me karton të kuq pasi doli jashtë 16-shit dhe e ndali topin me dorë dhe gjyqtari nuk e fali, e përjashtoi duke mbetur me një futbollist me pak Liveropooli.

Në minutën e 79-të, Lewis Dunk nga gjuajtja e lirë e zuri në befasi Liverpoolin dhe me një goditje përtoke shënoi gol, 2:1. LIverpooli arrin në kuotën e 40 pikë apo ka 13 fitore e 1 barazim për 14 javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat