Pulisic: Vishja fanellën e Chelsea edhe në shtëpi, mezi prisja të isha në Londër

Futboll

Pulisic: Vishja fanellën e Chelsea edhe në shtëpi, mezi prisja të isha në Londër

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 22:09
Pulisic

Ylli i Chelsea, Christian Pulisic, ka zbuluar detaje interesante nga vera e kaluar.

Pulisic u transferua nga Borussia Dortmund tek Chelsea, duke bërë bujë të madhe në merkaton e verës.

Lojtari që përfaqëson SHBA-të në nivel kombëtaresh ka arritur të gjej mjaft mirë veten e tij në ‘Stamford Bridge’, por ai ka treguar se si mbante fanellën e ‘Bluve’, pasi mezi priste të vinte në Londër.

“Gjatë verës, kisha një kohë të shkurtër që luajta me kombëtaren në ‘Gold Cup’, dhe kisha një fanellë të Chelsea në shtëpi, që ishte bërë për mua, kur nënshkruaja në janar. E vishja në shtëpi gjithë kohës” ka thënë Pulisic.

“Vetëm doja të isha këtu, aq shumë. Doja të filloja, sepse isha i emocionuar për sfidën” shtoi amerikani.

Pulisic tashmë është kthyer në një nga pikat kryesore të Frank Lampard, pas disa paraqitjeve brilante me ‘Blutë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat