Ndëshkim i ashpër për Van Basten, përjashtohet nga legjendat

Futboll

Ndëshkim i ashpër për Van Basten, përjashtohet nga legjendat

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 18:44
Marco van Basten

Marco van Basten nuk po kalon një moment të mirë.

Ish-sulmuesit holandez, i cili është bërë pjesë e historisë së futbollit me Milan-in e Saçhi-t, i ka shpëtuar një "Sieg Heil" (përshëndetje naziste) gjatë mbulimit të ndeshjes Ajax-Heracles.  

Një gabim që holandezi ka kërkuar ta ndreqë duke kërkuar falje dhe duke shpjeguar se ka qenë vetëm një shaka pa kripë. Gjithsesi, EA Sports ka vendosur ta ndëshkojë Van Basten-in, duke e përjashtuar këtë të fundit nga kategoria e legjendave në FIFA 20.

Një vendim ku që i shtohet masës së marrë nga stacioni televiziv që e ka pezulluar menjëherë ish-yllin e Milan-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat