Valverde kërcënon hapur, ka dy lajme shumë të hidhura për Interin

Futboll

Valverde kërcënon hapur, ka dy lajme shumë të hidhura për Interin

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 10:10
Ernesto Valverde

Disa ditë para sfidës që do të përcaktojë fatin e Interit në Ligën e Kampionëve, trajneri i Barcelonës (së kualifikuar tashmë), Ernesto Valverde, paralajmëron zikaltrit se nuk duhet të presin asnjë “dhuratë”. Zikaltrit duhet të fitojnë për të pasur sigurinë e kalimit në fazën me eliminim direkt të këtij kompeticioni. Pra, duhet të japin gjithçka për fitoren në “San Siro”, edhe pse kundërshtari nuk është më i volitshmi. 

Në këtë transfertë, kampionët spanjollë do të arrijnë tashmë të kualifikuar si të parët e grupit, por trajneri blaugrana, siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, menjëherë ja dashur t'i sqarojë gjërat: asnjë “dhuratë” nuk mund të pritet nga të tijtë, aq më tepër në Champions: “Ne duam të luajmë një ndeshje të mirë. Detyra jonë është të fitojmë, edhe nëse jemi të kualifikuar. Nuk na intereson se kush pozicionohet në vendin e dytë të grupit tonë. Barça hyn gjithmonë në fushë për të fituar".

Pra, trajneri katalanas ka paralajmëruar se fitorja nuk do të jetë një formalitet për Conte dhe të tijtë, përkundrazi. Zikaltrit do të duhet të luajnë një ndeshje të shkëlqyer për t’i mposhtur blaugrana-t. Valverde më pas “lakoi” klubin e Milanos dhe Arturo Vidal, i cili, siç njoftoi Marotta gjatë javës, ka qenë prej kohësh në radarët e tij për të forcuar mesfushën e Interit: “Gazetat flasin për këtë, por le të shohim se çfarë ndodh në merkaton e janarit. Vidal është shumë i rëndësishëm për ne. A kemi tashmë shumë mesfushorë? Po, dhe janë të gjithë të rëndësishëm për ne".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat