Milani e afroi si yllin e merkatos, lojtari do largimin pas 6 muajsh!

Futboll

Milani e afroi si yllin e merkatos, lojtari do largimin pas 6 muajsh!

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 10:37
Paolo Maldini

Milani afroi në merkaton e verës Ante Rebic nga Frankfurt. Futbollisti mendohej se do të ishte një goditje e mirë dhe e rëndësishme, por nuk rezultoi ashtu. Ish-lojtari i Eintracht Frankfurt u mor për dy vite në formë huazime. 

Janari duket se mund të jetë vendimtar për të, pasi mund të rikthehet sërish në Gjermani. Lojtari ka luajtur vetëm 7 herë me fanellën e "Djallit" dhe e ka nisur vetëm 1 ndeshje si titullar. Rebic po mendon të thyejë huazimin dhe të rikthehet te Frankfurt. 

Menaxheri i tij ka nisur kontaktet me drejtuesit e klubit gjerman për mundësinë e rikthimit të lojtarit në "shtëpi". Kroati është shmë i zhgënjyer nga sjellja e klubit të Milanit dhe e sheh që nuk do të ketë shumë hapësira në skuadër. Mundësia më e mirë për të është largimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat