Mourinho nuk ka shkopin magjik

Futboll

Mourinho nuk ka shkopin magjik

Më: 8 janar 2020 Në ora: 13:02
Mourinho nuk ka shkopin magjik

Ish-trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp, beson se forma e dobët aktuale e Tottenhamit nuk është për shkak të trajnerit Jose Mourinho, por për shkak të disa problemeve më të thella që s’mund të ndreqen brenda natës.

Që kur e zëvendësoi Mauricio Pochettinon, ish-trajneri i Manchester Unitedit dhe Chelseat ka dështuar në tentimin për ta kthyer Tottenhamin në formën e vet më të mirë, përderisa klubi londinez për momentin radhitet në pozitën e gjashtë në Premierligë.

Tottenhami s’ka arritur të sigurojë fitore që tri ndeshje radhazi dhe pësoi disfatë në ndeshjen e fundit të ligës, me rezultat 1:0, kundër Southamptonit, duke e nisur kështu keq vitin 2020.

Për Redknappin është e qartë se diçka nuk po shkon mirë brenda klubit dhe se cilido trajner, përfshirë këtu edhe Mourinhon, do të kishte probleme me skuadrën.

"Tottenhami po kalon nëpër një fazë të çuditshme, në fakt po flasin për një periudhë mjaftueshëm të vështirë kur e shikon", ka thënë Redknapp, në një intervistë të dhënë për Sky Sports.

"25 ndeshjet e fundit me Pochettinon në krye vërehej ky ndryshimi në formë. Në fillim gjërat po shkonin shumë mirë dhe pastaj papritmas erdhi një ecuri e dobët. Jose ka ardhur, ne e dimë rekordin e tij, është i mrekullueshëm. Por, askush s’ka shkop magjik dhe për momentin ekipi s’po duket mirë".

"Rezultati në Southampton ishte i keq, skuadra i ka bërë disa paraqitje të dobëta. Por, ata do ta ngrenë nivelin për ndeshjen kundër Liverpoolit. Do të tentojnë t’i japin fund ecurisë së Liverpoolit pa disfatë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë, pa pikë dyshimi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat