Blendi Baftiu: Ndjenjë e papërshkrueshme të jem pjesë e Kosovës

Futboll

Blendi Baftiu: Ndjenjë e papërshkrueshme të jem pjesë e Kosovës

Më: 10 janar 2020 Në ora: 20:15
Blendi Baftiu

Kosova dhe Suedia do të përballen në Katar në një miqësore luksi.

“Dardanët” do ta zhvillojnë këtë miqësore, para ndeshjes së madhe kundër Maqedonisë së Veriut, e cila do të jetë vendimtare për fatin e kualifikuesit në Kampionatin Evropian.

Kujtojmë që kësaj here selektori Challandes, ka ftuar edhe disa futbollistë nga Superliga e Kosovës që pritet të debutojnë këtë të diele me Kombëtaren A, në mesin e tyre natyrisht se është Blendi Bafitu.

Lojtari më në formë në Superligën e Kosovës, Blendi Baftiu, është ftuar për herë të parë te Kombëtarja e Kosovës.

Ai do të jetë në mesin e lojtarëve të ftuar nga Bernard Challandes për miqësoren kundër Suedisë.

Sulmuesi i Ballkanit, duke folur nga Doha për faqen zyrtare të FFK, ka thënë se ftesa të Kosova është një ndjenjë e veçantë dhe e papërshkrueshme.

“Është një ndjenjë e veçantë dhe e papërshkrueshme, por njëherësh edhe përgjegjësi të jesh pjesë e Kombëtares A. Është hera e parë për mua që kam marrë ftesë nga përzgjedhësi Challandes dhe po ndjehem shumë mirë në mesin e bashkëlojtarëve”.

“Stërvitjet po shkojnë shumë mirë, prandaj besoj që do të kemi paraqitje të mirë kundër Suedisë. Të gjithë lojtarët janë të motivuar dhe angazhimi i secilit në stërvitje është maksimal. Për këtë arsye pres që të kemi një prezantim sa më të mirë në ndeshjen e së dielës. Normalisht që ëndërr dhe synim i imi është që edhe në të ardhmen të jem pjesë e Kombëtares A” deklaroi Baftiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat