Urdhri i Klopp para sfidës me United: Këtë gjë nuk ta shikoj - Bota Sot
Urdhri i Klopp para sfidës me United: Këtë gjë nuk ta shikoj

Futboll

Urdhri i Klopp para sfidës me United: Këtë gjë nuk ta shikoj

Më: 19 janar 2020 Në ora: 14:58
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka paralajmëruar lojtarët e tij në prag të ndeshjes me Manchester United. Trajneri gjerman u ka kërkuar lojtarëve që të përdorin trurin për të mundur Manchester United, që ka pësuar vetëm një humbje në tetë ndeshjet e fundit të kampionatit të luajtura kundër Të Kuqve.

Klopp është i vetëdijshëm për natyrën e egër të rivalitetit më të madh të futbollit anglez (Gerrard u ndëshkuar njëherë me karton të kuq 38 sekonda pas futjes në fushë shtatë muaj para se Klopp të merrte drejtimin e Liverpool-it). Për këtë arsye, ai u ka kërkuar të tijëve të ruajnë qetësinë.

"Në kohët e vjetra e kuptoje që ishte një ndeshje speciale, sepse shihje të gjithë që fluturonin dhe  godisnin njëri-tjetrin në fushë. Nuk dua ta shikoj gjë të tillë. Ne duam vetëm të fitojmë ndeshjen. Ne nuk duam të fitojmë vetëm një betejë të vogël", ka thënë Klopp.  

"E kuptojmë se duhet të jemi agresivë, por jo siç kanë qenë paraardhësit tanë. Nëse luajmë pa kontroll, atëherë do të dëmtojmë veten.  Duhet të gjejmë zgjidhje në fushë dhe për ta bërë këtë duhet të jesh i kthjellët".

United janë e vetmja skuadër që i kanë marrë pikë Liverpool-it në  këtë sezon të Premier League. Të Kuqtë, në fakt, kanë arritur të shmangin humbjen në ndeshjen e luajtur tetorin e kaluar në Old Trafford falë një goli në minutat e fundit të Adam Lallana-s.

Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer është 27 pikë larg rivalëve, por trajneri i Liverpool pret që ata ta mbyllin kampionatin mes katër vendeve të para.

"Manchester United është një skuadër shumë e mirë. Ata janë të talentuar, me eksperiencë dhe kanë shumë potencial. Mendoj se do të kualifikohen në Champions. Kështu që mendoj se mund të fitojnë ndaj nesh". 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat