Ole Gunnar Solskjaer është ndarë i kënaqur me performancën që skuadra e tij e tregoi kundër Liverpoolit, ani pse u mposhtë me rezultat 2-0
Derbi më i madh në Ishull i takoi Liverpoolit që fitoi me rezultat 2-0 me golat e Van Dijk dhe Salah.
Pas ndeshjes Solskjaer ka thënë se skuadra e tij performoi mirë, por se nuk kishin cilësi në përfundimin e aksioneve.
“Mendoj se në pjesën e dytë performuam vërtet mirë kundër një skuadre të mirë dhe në një vend të vështirë. Ne nuk kishim cilësi me përfundimin ose kalimin e topave,” ka thënë trajneri i ‘Djajve të Kuq’.
Tutje Solskjaer tha se performanca e skuadrës së tij sot ishte shumë më e mirë se e skuadrës së Mourinhos.
“Performanaca jonë në Anfield sot ishte më e mirë se ajo e Mourinhos vitin e kaluar,” shtoi Solskjaer.