Klubi rreth të cilit u krijua kaos total gjatë kohëve të fundit, Liria, ka zgjedhur kryetarin e ri.
Këtë pozitë do ta ushtrojë Qemail Krasniqi.
Kryetari i deritashëm i klubit, Iljaz Iljazi, do të jetë në pozitën e nënkryetarit të klubit.
Më poshtë njoftimi i plotë i Lirisë:
“Pas një takimi me kryetarin e komunës së Prizrenit dhe për hirë të mosbllokimit dhe mbarëvajtjes së ecurive të klubit, si dhe emrit të madh të KF Liria, arritëm marrëvshje bashkëpunimi për të mirën e klubit dhe shtyerjes së proceseve drejt të vetmit qellim Superligës.
Si rezultat i mledhjes ka ndryshime në udhëheqjen e klubit. Nga sot në pozitën e kryetarit të KF Liria do të jet Qemail Krasniqi ndërsa kryetari i deritanishëm Iljaz Iljazi do të jet në pozitën e nënkryetarit të klubit”, njofton Liria.