Bale afër rikthimit te Tottenham - Bota Sot
Bale afër rikthimit te Tottenham

Futboll

Bale afër rikthimit te Tottenham

Më: 26 janar 2020 Në ora: 10:36
Gareth Bale

Ylli i Real Madrid, Gareth Bale, mund të bëjë një rikthim të befasishëm te Tottenham Hotspur.

Pak ditë pasi ishte raportuar se Bale ua ka bërë të ditur drejtuesve të Real Madrid se nuk largohet pa skaduar kontrata, uellsiani po lidhet me skuadrën e Tottenham Hotspur.

‘Daily Express’ raporton se Tottenham kanë hapur bisedimet për nënshkrimin e Gareth Bale nga Real Madrid.

Londinezët duan të finalizojnë operacionin gjatë këtij muaji.

Bale pëlqehet shumë edhe nga Jose Mourinho, ky i fundit që gjithashtu po insiston për një finalizim të marrëveshjes. Uellsiani ka një pagë prej 650 mijë funteve në javë te Real Madrid. Paga mund të jetë problemi kryesror i Spurs, për transferimin e Bale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat