Klopp: Ai ishte gjatë gjithë kohës në shënjestër, asgjë s'ka mbaruar

Futboll

Klopp: Ai ishte gjatë gjithë kohës në shënjestër, asgjë s'ka mbaruar

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 00:10
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp ka folur për BT Sport pas humbjes me Atletico Madridin. 

"Nuk ishte diçka që duhet të ndodhte, por ndodhi. Ishte një luftë ashtu siç e prisnim, por më pëlqyen shumë aspekte të lojës tonë.

"Ishim dobët në sulm. Ata mbrojtën me të gjitha forcat, ata mbrojtën shumë mirë në zonën e tyre. 

Mane ishte gjithë kohës në shënjestër, ishte e qartë. Ata u siguruan që ai të merte karton të verdhë. Si arbitër duhet të jesh i fortë në këtë atmosferë. 

Kishin kaluar 30 minuta dhe tre prej lojtarët e tyre kishin rënë në tokë. Megjithatë, asgjë s'ka mbaruar, mirë se të vini në Anfield."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat