Vushtrria ankohet në FFK për referimin e Genc Nuzës

Futboll

Vushtrria ankohet në FFK për referimin e Genc Nuzës

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 22:35
Genc Nuza

Sfida e parë e xhiros së 19-të Vushtrria – Drita kaloi me tensione.

Kryetari i Vushtrrisë, Bajrush Kajtazi u ankua pas ndeshjes duke thënë se referimi nuk ka qenë në nivel.

Akuza pati edhe trajneri i Vushtrrisë, Fitim Llapashtica.

Vushtrria pretendon se një gol i realizuar nga Drilon Fazliu u anulua pa të drejtë.

Kryetari Kajtazi njofton se të hënën do të dorëzohet në FFK një ankesë për referimin e ndeshjes në fjalë.

“Nëser do ta dorëzojmë një ankesë në FFK”, ka thënë Bajrush Kajtazi.

Drejtësinë në ndeshjen Vushtrria – Drita e ka ndarë gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza.

Drita e fitoi këtë ndeshje me rezultat 2:3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat