Maqedonia e Veriut – Kosova, ja kur dhe ku mund t’i blini biletat e ndeshjes

Futboll

Maqedonia e Veriut – Kosova, ja kur dhe ku mund t’i blini biletat e ndeshjes

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 09:57

‘Dardanët’ patën një rrugëtim fantastik në Ligën e Kombeve dhe tani kanë shansin për t’i vënë kapakun përformancave të jashtëzakonshme, kur do të ndeshen me Maqedoninë e Veriut më 26 mars në gjysmëfinalen e ‘play-off’.

Takimi ka nxitur mjaft interesim, sidomos pasi asnjëra palë nuk ka qenë asnjëherë në një turne madhor.

Tashmë janë bërë të gjitha njoftimet se kur dhe ku do mund të blihen biletat e kësaj sfide.

Biletat do të dalin në shitje më 2 mars, ndërsa mund të blihen në uebfaqen mktickets.mk. Tifozët kosovarë janë të vendosur në Lindje në ‘Toše Proeski Arena’ në Shkup.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat