Pse zgjodhi Liverpoolin?

Futboll

Pse zgjodhi Liverpoolin?

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 15:50
Takumi Minaminon

Liverpoolit arriti të nënshkruante në janar me një nga lojtarët më të mirë të fazës së parë të Champions League, Takumi Minaminon.

Për të siguruar shërbimet e tij, "The Reds" paguan gati 9 milionë euro, teksa mposhtën edhe konkurrencën e disa klubeve. Rol të rëndësishëm luajti edhe dëshira e Minaminos, i cili kërkoi të bashkohej me Liverpool. Lidhur me këtë dëshirë, japonezi është rrëfyer së fundmi, ku është shprehur se ishte Shinji Kagaëa ai që e bindi.

"Fillimisht fola me Maya Yoshidan, i cili ka qenë te Southampton, por nuk e pyeta atë për Liverpoolin. Thjesht i thashë që do të kaloja në Premier League, por kurrë nuk i thashë për Liverpoolin", tha Minamino.

"Gjithashtu fola me Kagawan, i cili kishte punuar me Klopp në kohën kur luante te Dortmund dhe ai më bindi akoma më shumë për zgjedhjen time".

"Shinji më foli për Klopp, ashtu siç trajneri më foli për Shinjin dhe vura re që kishim marrëdhënia shumë të mirë. Shinji më tha që Klopp është një nga trajnerët më të mirë në Botë dhe tani që po punoj me të e kuptoj që vërtet është ndër më të mirët".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat