Është caktuar tashmë edhe orari për ndeshjet e javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Tri ndeshje do të zhvillohen të shtunën, ndërkohë tri ndeshje të tjera ditën e diel.
Drita pritet ta luajë ndeshjen ditën e shtunë, ashtu siç kishte kërkuar, pavarësisht edhe pretendimeve të Gjilanit për të luajtur në të njejtën ditë.
Komisioni i Garave ka vendosur që t’i jap përparësi skuadrës ‘bardhekaltër’ pasi që është renditur më lartë në klasifikim.
Gjilanit i mbetet të zhvillojë ndeshjen të dielën ndaj Trepçës ’89.
Të gjitha takimet do të zhvillohen nga ora 14:00, përveçse takimit ndërmjet Prishtinës dhe Ferizajt. Ky takim do të nis nga 17:00.
Orari për xhiron e 23-të të Superligës
E shtune
Drita – Flamurtari 14:00
Feronikeli – Vushtrria 14:00
Llapi – Dukagjini 14:00
E diel
Gjilani – Trepça ’89 14:00
Ballkani – Drenica 14:00
Prishtina – Ferizaj 17:00