Arsenali mund t’i dorëzojë Barcelonës yllin e skuadrës

Futboll

Arsenali mund t’i dorëzojë Barcelonës yllin e skuadrës

Më: 15 mars 2020 Në ora: 18:32
Arsenali mund t’i dorëzojë Barcelonës yllin e skuadrës

Barcelona mund të krijojë sezonin e ardhshëm një repart sulmues të frikshëm. Përveç këmbënguljes për yllin e Interit Lautaro Martinez, klubi katalanas mund të marrë gjatë janarit sulmuesin dhe kapitenin e Arsenalit Pier-Emerik Obamejang.

Është media britanike “Daily Express” që zbulon se Arsenali mund të pranojë të shesë futbollistin nga Gaboni te Barcelona.

Obamejang kërkon rritje page për të vazhduar aventurën e tij në Londër, por drejtuesit e “Topçinjve” hezitojnë të përmbushin kërkesën e ish-futbollistit të Borusia Dortmundit dhe në rastin më të mirë do të pranojnë ta shesin atë.

Obamejang shihet dhe si prioritet i Interit për të plotësuar repartin sulmues, gjithmonë nëse pranon të sakrifikojë Lautaron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat