Gazetari gjerman zbardh prapaskenat

Futboll

Gazetari gjerman zbardh prapaskenat

Më: 18 mars 2020 Në ora: 16:01
Gazetari gjerman zbardh prapaskenat

Ditët e fundit flitet shumë mbi mundësinë që Milani të ndryshojë trajner në vitin e ardhshëm e detyrën mund ta marrë Ralf Rangnik.

Aktalisht në krye të sektorit sportiv të grupit “Red Bull”, 61 vjeçari po studion jo vetëm italishten, por ofertën italiane. Megjithatë revista “BILD” raporton se nuk do të arrihet asnjë akord.

Lajmin, në fakt, e ka dhënë nga profili personal në “Twitter” Kristian Falk, një nga penat më autoritare të së përditshmes gjermane i cili jo vetëm që konfirmon ekzistencën e bisedimeve, por edhe përfundimin e tyre.

“Rangnik te Milani nuk është diçka e kryer, madje as që do të ndodhë. Dialogu mes palëve nuk ka qenë i frytshëm” ka thënë Falk në rrjetin social.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat