Ky ishte personi që dha urdhër për konfiskimin e të gjitha vulave dhe i quajti shqiptarët irredentistë!

Futboll

Ky ishte personi që dha urdhër për konfiskimin e të gjitha vulave dhe i quajti shqiptarët irredentistë!

Nga: K. G. Më: 27 mars 2020 Në ora: 13:01
Ky ishte personi që dha urdhër për konfiskimin e të gjitha vulave dhe i quajti shqiptarët irredentistë!

Kosova ka kaluar nëpër periudha të rënda, po ashtu edhe futbolli dhe sporti në përgjithësi në vitet e 90-ta. Kosova ishte e okupuar nga regjimi kriminal serb, ndërsa sportistët e sportistet garat i zhvilluan jashtë stadiumeve dhe objekteve sportive, sepse ato u uzurpuan nga pushtuesi serb. 

Në monografinë “Futbollit 1991-2011, 20 vjet mëvetësim”,është shënuar edhe një detaj shumë interesant se si veproi pushtuesit serb në klubin e futbollit Prishtina. 

“Ishin bërë plotësime dhe ndryshime edhe në kryesi, kurse më 3 gusht në Shkup, Prishtina zhvillon ndeshjen e parë të edicionit të ri, me anëtarin e ri të ligës dytë, Ballkan StokoComerce (1:2) në stadiumin e Vardarit.

Pritej ndeshja e dytë, udhëtimi i parë i Prishtinës jashtë Kosovës. Radhën e kishte takimi me anëtarin po ashtu të ri të këtij rangu Rudar nga Përnjavori, por meqë situata ishte e tëndosur dhe shumë e tensionuar Prishtina nuk udhëtojë (të tilla mosudhëtime kishin edhe ekipet në rangun ndërrepublikan). Pritej takimi i 18 gushtit me Mogrenin e Budvës.

Ndërkohë më 14 gusht kryetrajneri Ajet Shosholli, informohet nga drejtori Besim Murseli se ditën e nesërme në Kuvendin Komunal të Prishtinës do të mbahet një mbledhje për ta shqyrtuar situatën në KF Prishtina.

Në mbledhje nga klubi shkojnë Ajet Shosholli, ndihmësi i tij Shefqet Sinani dhe të gjithë futbollistët. Këtë takim e drejtonte kryetari i KK Prishtina Zhika Mitroviq, ku të pranishëm ishin edhe strukturat e tjera politike dhe udhëheqëse të klubit dhe të kryeqytetit.

Në mesin e tyre edhe shefi i sigurimit Mishko Llakoviq dhe gazetari famëkeq Mishko Iliq, i cili tanimë kishte marrë
post edhe në Lidhjen e Futbollit të Kosovës (sekretar), duke nënkuptuar se në këtë mbledhje ai kishte mision të qartë. Ndër të tjera kryetari i KK Mitroviq shpreh gatishmërinë për ta ndihmuar klubin, duke ua premtuar dhënien e pagave dhe të çdo borxhi ndaj futbollistëve, duke iu premtuar dhënie banesash për disa futbollistë si dhe duke u premtuar edhe kontrata të reja.

Po ashtu kryetari i Kuvendit Komunal i informoi të pranishmit për ndërrimet në kryesinë e KF Prishtina, duke kooptuar, kryetarin e ri Bogolub Kostiq dhe dy anëtarë të tjerë, Shemsi Mexhuani dhe Shakir Maksut, të cilët hiqeshin si të kombësisë turke. Në këtë mbledhje kryetrajneri i Prishtinës, Ajet Shosholli, duke e parë një realitet tjetër, me primesa okupuese, jep dorëheqje të parevokueshme.

Ndaj këtij akti reagon një far Përlinqeviq, i cili urdhëron konfiskimin e të gjitha vulave dhe dokumentacioneve të klubit, kurse Ajet Shoshollin dhe të gjithë futbollistët shqiptarë të klubit i quan irredentistë! Këtij klasifikimi i bashkohet edhe
Mishko Iliqi dhe disa delegatë të tjerë Komunal”, shkruan mes të tjera në monografi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat