Ancelotti i fiksuar pas ylli të Realit, e kërkon me patjetër tek Everton!

Futboll

Ancelotti i fiksuar pas ylli të Realit, e kërkon me patjetër tek Everton!

Më: 3 prill 2020 Në ora: 11:29
Ancelotti

Një ndër lojtarët që ka mbështetur më shumë Carlo Ancelotti në periudhën e tij te Real Madrid ka qenë padyshim James Rodriguez, i cili pëlqehej shumë nga italiani.

Prej kohësh fantazisti ka humbur në “Bernabeu” dhe thuajse është zhdukur krejtësisht, pasi Zidane nuk e preferon. Kjo gjë ka sjellë edhe spekulime të shumta sa i përket të ardhmes së tij, që këtë verë është e sigurt që do të jetë larg Madridit.

James kërkohet nga Ancelotti, i cili duket i fiksuar pas tij dhe e kërkon me patjetër tek Evertoni për sezonin e ardhshëm. Bisedimet pritet të nisin mes dy klubeve dhe gjetja e marrëveshjes nuk pritet të jetë problem, me kolumbianin që sipas gjasave do ta shohim të ribashkohet me Don Carlon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat