Si shumë njerëz të tjerë, edhe Cristiano Ronaldo po qëndron i izoluar në shtëpinë e tij, për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Covid-19 ka pezulluar pothuajse gjithçka dhe ka detyruar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, pasi rrezikojnë të infektohen. Megjithatë ky izolim, pritet të sjellë edhe ndryshime të shumta edhe në paraqitjet e njerëzve.
Më shumë në modelet e flokëve, ku tashmë berberët janë mbyllur dhe ata duhet të presin deri sa të stabilizohet situata. Megjithatë një zgjidhje të veçantë e ka gjetur Ronaldo.
Ky i fundit në një video të postuar në profilin zyrtar, shihet teksa qethet nga partnerja e tij, Georgina Rodriguez.
Duket se portugezi e ka të vështirë të qëndrojë pa qethur dhe për këtë arsye ka vendosur t’ia lërë partneres së tij ta qethë.Puthe moj bijë puthe.