Milan dhe Napoli përgatiten për një shkëmbim spektakolar

Futboll

Milan dhe Napoli përgatiten për një shkëmbim spektakolar

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:40
Milan dhe Napoli përgatiten për një shkëmbim spektakolar

Milani synon transferimin e sulmuesit e Napolit Arkadiusz Milik në verë.

Siç shkruan Calciomercato.com, Milani synon që ta ulë shumën prej 40 milionë eurove që Napoli kërkon për Milik dhe Rosonerët janë të gatshëm për një shkëmbim.

Kështu Rosonerët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Napolit Franck Kessien në këmbim të Milik.

Kessie ishte pranë trasnferimit e Napolit në janar dhe besohet se De Laurentiis do ta pranojë ofertën e Milanit.

Kujtojmë që Ibrahimovic me shumë gjasa do të largohet nga klubi rosoner në fund të këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat