Lojtari i Frankfurt tregon se kur do të rifillojë Bundesliga

Futboll

Lojtari i Frankfurt tregon se kur do të rifillojë Bundesliga

Më: 11 prill 2020 Në ora: 18:35
Gelson Fernandes

Bundesliga duket se nuk është akoma afër rikthimit.

Përhapja e pandemisë Covid-19 ka bërë që kampionatet evropiane të anulohen për një kohë të pacaktuar.

Lidhur me situatën aktuale ka folur edhe lojtari i Frankfurt, Gelson Fernandes, i cili beson se gjithçka do të rifillojë në fund të majit.

“Kur ne të kthehemi, do të luajmë me dyer të mbyllura”, ka thënë Fernandes.

“Mendoj se do të jetë në fund të majit. Është e pamundur të mendosh se në qershor, korrik dhe gusht ne do të luajmë para 50 mijë tifozëve.  Do të ishte gabim”, ka thënë tutje zvicerani.

Bundesliga ishte një nga ligat evropiane të fundit që mori vendimin për suspendimin e sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat