Kam frikë të dal në oborr, ja kush e thotë

Futboll

Kam frikë të dal në oborr, ja kush e thotë

Më: 16 prill 2020 Në ora: 13:30
Kam frikë të dal në oborr, ja kush e thotë

Italia është një nga vendet më të prekura nga Koronavirusi, ku regjistrohen raste të shumta pozitivë dhe viktimash.

Futbolli si në shumë vende edhe në këtë shtet është pezulluar, teksa ende nuk dihet se kur do të rinisë, nëse edhe kjo do të ndodhë.

Presidenti i Breshas, Masimo Selino prej kohësh ngul këmbë që kampionati të mos rinisë. Në një intervistë të dhënë së fundmi, numri 1 i Breshas është shprehur se nëse duhet që të bjerë skuadra e tij në Serie B, atëherë do e bënte këtë që nesër në mëngjes. “Nuk më bëhet vonë aspak për rënien në Serie B, nëse duhet të biem ne që të shpëtojë futbolli, atëherë e bëj që nesër në mëngjes këtë, por kampionati nuk duhet të rinisë.

Duhet të kuptoni që është një situatë shumë e vështirë. Unë për veten time kam frikë të dal edhe në kopshtin e shtëpisë, ndaj nuk dua të nxjerr lojtarët të udhëtojnë nëpër Itali. Aq më tepër që pa tifozë futbolli nuk ka asnjë kuptim”, u shpreh Selino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat