Gilardino këshillon Milanin: Ibra më ka surprizuar, ja kush mund ta pasojë atë!

Futboll

Gilardino këshillon Milanin: Ibra më ka surprizuar, ja kush mund ta pasojë atë!

Më: 25 prill 2020 Në ora: 14:39
Alberto Gilardino

Alberto Gilardino është rikthyer të flasë për ish-ekipin e tij Milanin. Ish-bomberi është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” dhe ka folur mbi çështjen Ibrahimovic.

Gilardino shprehet se suedezi është i jashtëzakonshëm dhe nëse klubi nuk dëshiron të vazhdojë me të, pasues ideal do të ishte Edin Dzeko.

“Zlatan është i jashtëzakonshëm, i dha Milanit një fytyrë tjetër. Në janar isha i sigurt që ai do të kishte impakt në dhomat e zhveshjes, ndërsa për impaktin në fushë nuk isha i sigurt. Më ka surprizuar shumë dhe të isha në vendin e Milanit do të vijoja edhe një vit me Ibren në sulm. Më pas, nëse klubi dëshiron ndryshim, duhet të marrë Dzekon, sepse është një ndër sulmuesit më të kompletuar. E majtë, e djathtë, i fortë shumë dhe ndërton.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat