Futbollistët më të shtrenjtë...

Futboll

Futbollistët më të shtrenjtë...

Më: 25 prill 2020 Në ora: 15:12
Futbollistët më të shtrenjtë...

Kur koha (me detyrim apo jo) për t’u tërhequr u erdhi atyre, ende kishin një vlerë të konsiderueshme në treg si futbollistë. Sidoqoftë, mosha dhe dëmtimet janë fatale për këtë sport.

Këtu më poshtë është lista e 20 futbollistëve, vlera e tregut e të cilëve ishte më e larta në kohën e pensionimit, sipas vlerësimit të bërë në atë kohë nga faqja e internetit, e specializuar në këtë drejtim, Transfermarkt.

Sipas një renditjeje zbritëse, nga 20 te 1, mund të njiheni me emrin e lojtarit, skuadra ku u pension (në kllapa), vlera që kishte në treg atë moment dhe vitin kur u tërhoq, bashkë me moshën që kishte kur i “vari këpucët në gozhdë”.

20. Roy Maakay (Feyenoord) – 3.5 milionë euro – u pensionua në korrik 2010, në moshën 35-vjeçare.

19. Miguel Brito (Valencia) – 3.5 milionë – doli në pension në korrik 2012, në moshën 32-vjeçare.

18. Xabi Alonso (Bayern Munich) – 3.5 milionë – u pensionua në korrik 2017, në moshën 35-vjeçare.

17. Giovanni van Bronckhorst (Feyenoord) -3.75 milionë – u pensionua në korrik 2010, në moshën 35-vjeçare.

16. Jose Francisco Molina (Levante) – 3.85 milionë – u pensionua në korrik 2007, në moshën 35-vjeçare.

15. Flavio Conceincao (Panathinaikos) – 4 milionë – u pensionua në janar 2006, në moshën 31-vjeçare.

14. Johan Micoud (Bordeaux) – 4 milionë – u pensionua në korrik 2008, në moshën 34-vjeçare.

13. Darko Kovacevic (Olympiacos) – 4 milionë – u pensionua në janar 2009, në moshën 35-vjeçare.

12. Jorge Andrade (Juventus) – 4 milionë – u tërhoq në prill 2009, duke vuajtur nga dëmtimet, në moshën 30-vjeçare.

11. Jose María Gutierrez “Guti” (Besiktas) – 4 milionë – u pensionua në nëntor 2011, në moshën 35-vjeçare.

10. Arjen Robben (Bayern Munich) – 4 milionë – u pensionua në korrik 2019, në moshën 35-vjeçare.

9. Oliver Kahn (Bayern Munich) – 4.50 milionë – u pensionua në korrik 2008, në moshën 39-vjeçare.

8. Pauleta (PSG) – 4,75 milionë – u pensionua në verën e vitit 2008, në moshën 34-vjeçare.

7. Sebastian Deisler (Bayern Munich) – 5 milionë – u tërhoq nga dëmtimet në janar 2007, vetëm 27 vjeç.

6. Steve McManaman (Manchester City) – 5.80 milionë – u pensionua në maj 2005, në moshën 33-vjeçare.

5. Luis Figo (Inter) – 8 milionë – u pensionua në korrik 2009, në moshën 36-vjeçare.

4. Pavel Nedved (Juventus) – 9 milionë – u pensionua në verën e vitit 2009, në moshën 36-vjeçare.

3. Willy Sagnol (Bayern Munich) – 9.50 milionë – u pensionua në janar 2009, në moshën 31-vjeçare.

2. Philipp Lahm (Bayern Munich) – 11 milionë – u pensionua në verën e vitit 2007, në moshën 33-vjeçare.

1. Zinedine Zidane (Real Madrid) – 12.5 milionë euro – u pensionua në verën e vitit 2006, në moshën 34-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat