Ronaldinho jep intervistën e parë që nga arrestimi

Futboll

Ronaldinho jep intervistën e parë që nga arrestimi

Më: 27 prill 2020 Në ora: 14:09
Ronaldinho

Ronaldinho thotë se ai ishte “krejtësisht i befasuar” pasi ishte arrestuar dhe akuzuar për përdorimin e një pasaporte të rreme në intervistën e tij të parë pas lirimit nga burgu.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe vëllai i tij Roberto Assis u arrestuan në Paraguai në fillim të marsit pasi dyshohet se kishin përdorur dokumente të rreme për të hyrë në vend.

Pasi kaloi 32 ditë në burg, gjykatësi Gustavo Amarilla vendosi që dyshja mund të jetojë në një hotel në Asuncion ndërsa ata presin gjyqin për akuzat e tyre.

“Ne u befasuam plotësisht kur mësuam se dokumentet nuk ishin të ligjshme. Qysh atëherë qëllimi ynë ka qenë të bashkëpunojmë me sistemin e drejtësisë për të sqaruar faktet”.

“Nga ai moment deri sot, ne kemi shpjeguar gjithçka dhe kemi lehtësuar gjithçka që është kërkuar nga ne”, vazhdoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat