Kur lashë Europën

Futboll

Kur lashë Europën

Më: 2 maj 2020 Në ora: 16:31
Erikson

Sven-Goran Eriksson e njeh mirë mjedisin bardhekaltër. Suedezi është tekniku, që e udhëhoqi drejt titullit të fundit skuadrën bardhekaltër, në vitin 2000. Edhe sot, ai sheh te Lazio e Simone Inzaghi mundësinë reale për të triumfuar, sikurse bëri vetë para dy dekadash. “Live”, në Facebook me gazetaren Francesca Turco, Sven pranon:

“Lazio ka një të ardhme të shkëlqyeshme, ajo luan futbollin më të mirë në Itali. Shpresoj që të mund ta përfundojë kampionatin si duhet. Nëse rifillon Serie A, ajo ka një shans të madh për ta fituar kampionatin. Luan më mirë se Juve dhe Interi. E kaluara ime? Më duhet të falënderoj tifozët bardhekaltër për mënyrën sesi më trajtuan përgjithmonë. Më vjen keq për mënyrën sesi përfundoi, por rrugëtimi ynë ka qenë i shkëlqyeshëm.

Lazio e sotme? Unë nuk e prisja që Inzaghi të bëhej aq trajner i mirë. E njëjta gjë vlen për Sergio Conceicao. Sa për lojtarët e tjerë të Lazios sime, e prisja një të ardhme si kjo. Unë kisha lojtarë si Mancini, Veron, Mihajlovic, që nuk pranonin të humbisnin. E vetmja keqardhje është humbja me Valencia në Ligën e Kampionëve, në sezonin pas titullit”.

Edhe një vështrim mbi të kaluarën e tij italiane: “Pas dy vjetësh në Romë mora një ofertë nga Juventusi, por nuk pranova. Lazio ime ishte një nga skuadrat më të forta në botë. Asnjëherë nuk kam trajnuar një ekip të tillë”.

A ka ndonjë gabim në karrierën e tij si trajner? Eriksson përgjigjet: “Kur lashë Europën. Të shkuarit në Meksikë për të stërvitur ishte një gabim. Nëse doni të mbeteni në futbollin e madh, atëherë duhet të qëndroni në Europë. Në Kinë, nga ana tjetër, besoj se do të rriten, po investojnë shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat