Prapaskena e Vidal, në janar mund të kthehej te Juventusi - Bota Sot
Prapaskena e Vidal, në janar mund të kthehej te Juventusi

Futboll

Prapaskena e Vidal, në janar mund të kthehej te Juventusi

Më: 22 maj 2020 Në ora: 12:21
Arturo Vidal

Dikush si Arturo Vidal është gjithmonë një luftëtar. Juventusi e di mirë këtë dhe, nga viti 2011 deri më 2015, pati mundësinë të kishte në radhët e veta një nga mesfushorët më të fortë. Edhe Barcelona është fort e vetëdijshme për këtë. Midis uljeve dhe ngritjeve, ajo ka shijuar efikasitetin e kilenit. Një futbollist më unik sesa i rrallë.

Sidoqoftë, vitet kalojnë. Lojtari i lindur në Santiago sot mbush 33 vjeç. Mosha e pjekurisë maksimale në futboll, por jo vetëm ajo. Vidal përfshihet në mënyrë të pashmangshme në çdo seancë merkatoje, sepse është i shumëkërkuar. Natyrisht, klubet do të duhet të merren edhe me COVID-19, duke shikuar përpara nga transferimet. Një çështje e ditës është reduktimi i pagave të futbollistëve, prej krizës së pandemisë.

Me pak fjalë, ish-lojtari i Juventusit mund të largohet nga La Liga. Nuk ka asgjë të kryer për momentin, megjithëse opsioni i Interit mbetet në modë. Ashtu siç nuk ndryshon sponsori kryesor i tij, Antonio Conte, i cili në janar dëshironte ta stërviste përsëri atë luftëtar, që i siguroi aq shumë kënaqësi në Torino.

Javët në vazhdim do të shoqërohen me strategji dhe lëvizje në merkaton zikaltër. E gjitha kjo, duke pritur të sqarohet situata e Lautaro Martínez, objektivi kryesor i Blaugrana-ve. Nuk është për t’u habitur që, për të marrë sulmuesin argjentinas, Barcelona të sakrifikojë kilenin. Ky i fundit, me ardhjen e Quique Setién në stolin katalanas, ka gjetur entuziasmin dhe performancën e munguar.

Palët janë në kontakt. Nga Vidal, sipas të gjitha gjasave duhet të presim lajme për të ardhmen e tij. Ai tashmë, gjatë merkatos së dimrit, mund të ishte “ngjyrosur” zikaltër, falë ngulmimit të trajnerit salentin, i mbështetur nga CEO, Beppe Marotta.

Por, shkarkimi i Ernesto Valverde, trajnerit me të cilin kileni nuk e gjeti veten fare, ndikoi në lëvizjet e Interit, që vendosi të blejë Christian Eriksen.

Sidoqoftë, ka edhe më shumë. Për shembull, Vidal mund të ishte rikthyer te Juventusi. Gjatë negociatave të merkatos së dimrit, në fakt, “Zonjës së Vjetër” iu ofrua mundësia që ta kthente mesfushorin amerikano-jugor në kryeqytetin Piemonte. Ideja ishte e një shkëmbimi të tij me Federico Bernardeschi, ose Emre Can. Në fund, asgjë për t’u bërë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat