Florent Hadërgjonaj gjatë afatit kalimtar të janarit kaloi si i huazuar te skuadra turke Kasimpasa nga Huddersfield Town.
Huazimi i Hadergjonajt drejt Turqisë me gjasë i ka bërë mirë pas mos gjetjes së hapsirës në Championshipin anglez.
Sipas “takvim.com’, për Hadërgjonajn po interesohet gjiganti turk, Fenerbahçe.
Interesimi i Fenerbahces vjen pasi me gjasë nga kjo skuadër pritet të largohet futbollisti Mauricio Isla.
Te kjo skuadër aktualisht luan sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.
Ky i fundit me gjasë ka javët e numëruara pasi me gjasë do të largohet në afatin e verës.