PSG propozon këtë formulë për blerjen e Icardit nga Interi - Bota Sot
PSG propozon këtë formulë për blerjen e Icardit nga Interi

Futboll

PSG propozon këtë formulë për blerjen e Icardit nga Interi

Më: 22 maj 2020 Në ora: 19:24
PSG

Paris Saint Germain raportohet se kanë ofruar 60 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, në një marrëveshje të përhershme.

Icardi ka kaluar një sezon si i huazuar te PSG, duke shënuar 20 gola në 31 paraqitje, me skuadrën franceze që fitoi titullin në Ligue 1.

Tani, Fabrizio Romano, raporton për Sky Sport Italia, se gjigantët francez do të donin transferimin e argjentinasit por jo për opsionin 70 milionë euro sipas marrëveshjes së mëhershme.

PSG do të propozojnë 50 milionë euro për Icardin, dhe 10 milionë euro tjera bonuse.

Francezët kishin afat deri më 31 maj për të blerë 26 vjeçarin për 70 milionë euro, por Romano siguron se bisedimet janë në vazhdim mes tyre dhe Interit.

Edhe pse tani oferta është 60 milionë euro, prapë do të ishte një shumë e mirëpritur për Interin, pas krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat