Maxi Lopez: Ronaldinho e theu derën dhe me nxorri jashtë

Futboll

Maxi Lopez: Ronaldinho e theu derën dhe me nxorri jashtë

Më: 22 maj 2020 Në ora: 20:29
Ronaldinho dhe Maxi Lopez

Duke përfituar nga kjo periudhë pauze të gjatë për shkak të pandemisë së Koronavirusit, sulmuesi argjentinas Maksi Lopez, ka rrëfyer një nga hapat e tij më të rëndësishëm në karrierë, transferimin nga River Plate te Barcelona.

Në një prononcim special për “Mundo Deportivo”, 36-vjeçari ka folur edhe për miqësinë speciale me Ronaldinhon, teksa është shprehur:

“Transferimi të Barcelona ishte përvoja ime e parë në Europë, pasi kisha luajtur vazhdimisht në Argjentinë. Kisha qenë vendimtar në “Superclasico”, me ekipin tim, River Plate. Ne e fituam atë ndeshje, vetë bëra një paraqitje të shkëlqyeshme, çka më hapi dyert për t’u transferuar te Barcelona” tha fillimisht ai për Mundo Deportivo, përcjell GazetaBlic.

“U bashkova me një ekip, ku luanin shumë lojtarë të rëndësishëm. Pra, pata fatin të luaj edhe përkrah Ronaldinjos, një kampioni të vërtetë. Ai më ndihmoi shumë në ambientimin te Barcelona, si brenda dhe jashtë fushës. Në fillim ishte shumë i vështirë integrimi, kuptimi dhe shkrirja në dinamikën e grupit”.

Ai më pas tregoi se si Ronaldinho e shkelmoi derën për të hyrë brenda gjithmonë në aspektin pozitiv.

“Një herë u ktheva i lodhur në shtëpi, nga stërvitja. Kur mbërriti ai, shkelmoi derën për të hyrë dhe më nxori jashtë.

Ne shkuam për darkë së bashku dhe ai më prezantoi me qytetin. Ronaldinjo ka qenë gjithmonë i tillë, me të gjithë shokët e skuadrës. Një njeri që të bënte pjesë të gëzimit të tij brenda fushës dhe në jetën e përditshme. Krijuam një grup shokësh me të vërtetë të mirë, me të ruajmë kontaktet edhe sot. Bashkë me mua mbërritën aty Markez, Zhuli, Tiago Mota, Beleti. Ishim shumë të afërt, një grup fantastik, që arriti rezultate të mira në fushë”, tregoi Maksi Lopez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat