Refuzoi Atalantën

Futboll

Refuzoi Atalantën

Më: 23 maj 2020 Në ora: 13:24
Refuzoi Atalantën

Armando Broja është emri më i njohur i talenteve shqiptar që luajnë në Angli. Sulmuesi nuk do të jetë i vetmi, pasi një tjetër Armando, por me mbiemrin Dobra, po bën mjaft mirë me skuadrën e Ipswich Town.

Ai ka fituar vëmendjen e klubit të tij dhe pritet që i riu të debutojë shumë shpejt me ekipin e parë. Cilësitë e Dobrës ishin të njohura që herët dhe ka patur dhe disa oferta që i ka refuzuar në mënyrë surprizuese.

Sulmuesi i Shqipërisë U-21 ka refuzuar Brighton që garonte në Premier League. Klub ky që ishte gati të ofronte 500 mijë paundë për kartonin e tij. Leeds United dhe Southampton kanë shfaqur po ashtu interes, ndërsa Atalanta u fut surprizë për ta rrëmbyer.

Në fund nuk u bë asgjë, pasi lojtari ynë vendosi të qëndrojë te Ipswich ku pritet të debutojë shumë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat