Rangnik kërkon shtëpi në Milano

Futboll

Rangnik kërkon shtëpi në Milano

Më: 26 maj 2020 Në ora: 14:09
Rangnik kërkon shtëpi në Milano

Takimi me krerët e klubit në Londër apo ballafaqimi me Ivan Gazidhisin po vonon, por Ralf Rangnik vështirë se do të ketë një destinacion tjetër përveç Milanit në sezonin e ardhshëm.

Fakti që trajneri ndikon që tani në ato që do të jenë zgjedhjet e merkatos kuqezi, apo qoftë edhe emrat e stafit që mbushin gazetat çdo ditë, përbëjnë sinjale të qarta për qëllimet e tij.

Një fakt i ri është publikuar nga mediat italiane, të cilat kanë zbuluar se 61-vjeçari ka kontaktuar një agjenci e cila po i kërkon shtëpi në Milano. Tri të dhëna përbëjnë një provë dhe tashmë duket se ekziston prova që dëshmon se Rangnik ka zgjedhur Milanin. Përveç trajnerit duket se do të vishet kuqezi edhe Mario Gëce.

Lojtari mësohet se ka dhënë pëlqimin për një transferim në Itali, teksa i duhet vetëm që të gjejë një akord për pagën pasi te Milani nga sezoni i ardhshëm nuk do të ketë rroga mbi 2 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat