Futbollistët në Angli të tronditur nga grabitësit - Bota Sot
Futbollistët në Angli të tronditur nga grabitësit

Futboll

Futbollistët në Angli të tronditur nga grabitësit

Më: 31 maj 2020 Në ora: 12:53
Futbollistët në Angli të tronditur nga grabitësit

Riyad Mahrez është futbollisti i radhës, të cilit i kanë vjedhur banesën.

Ylli i Manchester City kishte një sasi të konsiderueshme sendesh me vlerë në shtëpi, por edhe para “cash”, që grabitësit i kanë marrë dhe tashmë policia është vënë në ndjekje të tyre.

Katër banesa ishin thyer dhe në to kishin marrë sende me vlerë, ndërkohë që “The Telegraph” raporton se algjerianit i janë marrë më shumë se 50 mijë sterlina “cash” që i ndodheshin në shtëpi, si dhe tre orë.

Njëra, e markës Richard Mille, kushton 230 mijë sterlina. Dy orë të tjera janë të markës Rolex. Një dëm që kalon shifrën e 500 mijë sterlinave. Mahrez nuk është i vetmi që bie pre e grabitësve, pasi pak ditë më parë u sulmua edhe Dele Alli i Tottenham.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat