Sulmoi gjyqtarin - Bota Sot
Sulmoi gjyqtarin

Futboll

Sulmoi gjyqtarin

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 15:37
Sulmoi gjyqtarin

Komisioni i Disiplinës në FSHF vendosi të dënojë me 8 ndeshje pezullim presidentin e Laçit Pashk Laska.

Vendimi është bazuar në incidentin e ndodhur pas ndeshjes së javës së 27-ë të Kategorisë Superiore Laçi-Teuta 1-1, kur Laska ka sulmuar gjyqtarin kryesor të ndeshjes Juxhin Xhaja.

Njoftimi i FSHF-së:

1. Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a.tëKDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

2. Në zbatim të nenit 32 të KDS, pezullimin e pjesshëm te ekzekutimit të dënimit duke shlyer detyrimisht gjysmën e duke vendosur zyrtarin ne provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.

3. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat