Lehmann kritikon Emery: Tek Arsenal-i ka bërë një gabim të madh

Futboll

Lehmann kritikon Emery: Tek Arsenal-i ka bërë një gabim të madh

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 06:28
Jens Lehmann

Jens Lehmann është gjithmonë i drejtpërdrejtë dhe e konsideron eksperiencën e Unai Emery tek Arseanl një gabim të madh.

“Mendoj se ka qenë një nder i madh për të të ishte trajneri Arsenal-it, por njëkohësisht besoj se nuk ka qenë shumë i aftë për atë detyrë”, ka thënë ish-portieri i Topçinjve për AS.

Arsyeja? Sipas Lehmann, vështirësitë me gjuhën angleze. “Thejsht nuk dinte të fliste anglisht. Ndoshta kishte ide të mira, por nuk dinte si t’ia përcillte skuadrës në gjuhën angleze”.

“Kam qenë tek Arsenal si ndihmëstrajner dy vite më parë, por i gjithë stafi ka ndryshuar pas largimit të Wenger dhe unë mendoj se kan zgjedhur njerëzit e gabuar”.

“E di se nuk është e lehtë të marrësh vendime të tilla, por kanë gabuar. Emery donte të merrte stafin e tij tek Arsenal, por as ata nuk dinin të flisnin anglisht…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat