Liverpooli mund të ngrejë titullin në parking

Futboll

Liverpooli mund të ngrejë titullin në parking

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 13:32
Liverpooli mund të ngrejë titullin në parking

Mançester Junajtid është një nga klubet e Premier Ligës që duhet të bëjë modifikime me dhomat e zhveshjes, ndërsa Liverpuli mund ta ngrejë titullin e Premier Ligës në një strukturë të vendosur në parkingun e stadiumit të Evertonit, “Goodison Park”. Klubet me stadiumet më të vjetra në Premier Ligë duhet të gjejnë alternativa për të mundësuar distancimin social me të rinisur kampionati i ndërprerë prej pandemisë më 13 mars.

Dhe kur futbolli të rikthehet javën e ardhshme, gjithçka duhet të jetë sipas udhëzimeve të qeverisë. Në Angli, dhomat e zhveshjes janë parë si një shqetësim kryesor që pengon zbatimin e protokolleve të sigurisë dhe për këtë janë diskutuar një sërë zgjidhjesh alternative. “DailyMail” zbulon se në “Old Trafford”, të dyja skuadrat mund të ndërrohen në dhomat e zhveshjes, por duhet të distancohen në një zonë të ndarë, përpara se t’i drejtohen fushës.

Në fushën e Evertonit, të cilët do të presin rivalët e Liverpulit më 21 qershor, një ndeshje që mund të rezultojë vendimtare për shpalljen e tyre kampionë pas 30 vitesh, “Reds”-at mund t’u drejtohen dhomave të zhveshjes së tribunës kryesore përmes një strukture provizore nga ana tjetër e fushës, e cila mund të ndërtohet në parkingun pas tribunës “Park End”. Të tjera stadiume që mund të preken, përfshijnë shtëpinë e Kristal Palasit, “Selhurst Park”, që pritet të montojnë një dhomë zhveshje provizore dhe Aston Vila, që po mendon të përdorë sallën e medias si një dhomë zhveshjeje të improvizuar.

Bërnlej ka instaluar një zgjidhje provizore duke instaluar një dhomë ngjitur asaj ekzistuese për skuadrën mike, ndërsa Lestër Siti është duke menduar ende për një alternativë. Te Noruiçi, të dyja skuadrat do të ndërrohen në zonat e përbashkëta, përpara se të zbresin në tunelin e “Carrow Road” përmes një shkalle. Çelsi duhet t’i zhvendosë si ekipin vendës ashtu edhe atë mik dhe është duke vlerësuar alternativat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat